Debat i ashpër mes përfaqësuesve të Partisë Socialiste në Vlorë në mbledhjen e degës për përzgjedhjen e kandidatit socialist për kryetarë bashkie në zgjedhjet e Tetorit. Konkurenca dhe grindjet mes emrave të propozuar ka bërë që mbledhja të denigrojë në largimin demostrativ të të deleguarit të kryesisë Limoz Dizdari. 6 kanë qënë emrat e propozuar në degën e Vlorës si kandidat për zgjedhje, ndër ta dhe kryetari i PS së Vlorës Theodhori Shia, si dhe prefekti i Vlorës Shpëtim Gjika.

Aktivi i Vlorës duhet të zgjidhte 3 prej tyre që sëbashku me kryebashkiakun aktual Niko Veizi do të paraqiten pranë kryesisë në Tiranë për të përzgjedhur njërin prej tyre. Disa nga pjesmarrësit në zgjedhje kanë kërkuar që 6 kandidatët të dërgohen në bllok dhe të vendos kryesia e përgjithshme për njërin prej tyre.

Këtë e ka kundërshtuar me nglum kryetari i Partsië Socialiste Vlorë, njëkohësisht një nga personat në garë për kandidat të PS në zgjedhje Theodhori Shia. Pas debateve të ashpra i deleguari i partisë Dizdari është larguar nga mbledhja sëbashku me prefektin Gjika dhe 1/3 e antarëve në aktiv duke lënë të hapur garën e ashpër mes socilistëve të Vlorës./tvklan.al