Kandidatët e dy forcave kryesore politike për bashkinë e Durrësit, Arqile Goreja i Partisë Demokratike dhe Miri Hoti i Partisë Socialiste janë përballur në një debat të hapur me njëri-tjetrin.

Në emisionin “Opinion” realizuar më datë 19 Shtator 2000 në Pallatin e Kulturës “Aleksandër Moisiu” Durrës të dy kandidatët ballafaquan platformat e tyre.

“Unë jam prej 4 vitesh kryetar i bashkisë Durrës dhe siç e dini mandati që kam kaluar ka qenë i jashtëzakonshëm. Kemi pasur zhvillim me koncepte të reja dhe në 2020 Durrësi mendohet të jetë me 800 mijë banorë. Ne kemi përcaktuar qartë qëllimet e këtij qyteti dhe bashkë me qytetarët jemi për Durrësin e shekullit të ri dhe nuk besoj se ka motiv më të madh se ky”, tha Goreja.

“Arsyeja përse kandidoj për bashkinë Durrës ka qenë dëshirë e subjekteve politike që unë përfaqësoj, e qytetarëve e miqve të mi, por edhe dëshirë e imja për të kontribuar për qytetin e Durrësi”, tha Hoti./tvklan.al