Lajme Arkiva 2003

Fatos Nano: Unë nuk jam i lejuar të mendoj se kjo është thjesht një demagogji e radhës siç nuk jam i lejuar të mendoj se në një rast tjetër të ardhjes në pushtet PD-ja nuk do të mbyll gazeta, nuk do të djeg media, nuk do të arrestoj pa gjyq gazetarë. Nuk jam i lejuar të mendoj kështu edhe sepse ne tashmë kemi krijuar përfundimisht një realitet të ri institucional dhe ligjor që disiplinohet në mënyrë transparente nga puna jonë e përbashkët dhe e ekzekutivit që unë drejtoj në veprimin tonë ligjorë për të korrektuar dhe tkurrur informalitetin, nuk mund të mbeteshin jashtë vëmendjes edhe një numër biznesesh, që shpesh qëndrojnë në mënyrë informale, pas disa kompanive të vjetra apo të reja mefiatike. Deformimet që strukturat ligjore të kontaktit me median e shpallur, infomale apo formale, pra edhe strukturat e kontrollit dhe të verifikimit të korrektesës ligjore të këtyre institucioneve legale, na sollën në konkluzione te paimagjinueshme , mungesë thuajse e plotë dokumentacionin dhe marrëdhëniesh me shtetin dhe ligjin. Media kryesore rezultoi e pakontrolluar për vite me radhë. Nuk mund të kuptohet se çlidhje ka me lirinë e fjalës akt padia ndaj një shpifje a një fyerje publike e bërë kjo në ushtrim të lirive kushtetuese të qytetarit kur qytetari është edhe një punonjës çfarëdo në cilin do niveli të administratës dhe kur padia i drejtohet gjykatës tashmë të pavarura, apo jo. Nuk mund të tolerohet më që gazetarët të punojnë në të zezë dhe të pasiguruar, kur edhe media e ka për detyre të luftojë tregun e zi informal në fusha të tjera gjithashtu. Nuk mund të tolerohet më që nëpërmjet mediave të ushtrohet presion mbi strukturat shtetërore që ato të mos e kryejnë funksioni e tyre, sepse kur nuk kryejnë funksionin e tyre nuk besoj se gëzoheni kur na kritikon BE-ja. Nuk mund të tolerohet më ajo situatë absurde ku një varg analistësh mbrojnë me alibi këtë apo atë figurë politik sipas radhës dhe në fakt mbulojnë interesat e kushërinjve të vetë nëpër dogana apo zyra përfitimesh të paligjshme. Nuk mund të tolerohet më që media të caktuara të përdoren si maska që vënë gjoba njëlloj si plaçkitësit e rrugës që me ane të presionit dhe të shantazhit politik mbi shtetin, të vazhdojnë të realizojnë fitime të paligjshme duke shfrytëzuar dobësitë e sistemit apo të individëve të ndryshëm. Më këtë nuk dua të them aspak se qeveria do të marrë nën kujdestari mediat, pasi kjo do të asgjësonte edhe median edhe qeverinë dhe do të na kthente në një kohë kur askush nuk dëshiron të kthehet më. Unë shpreh solidaritet dhe mbështetje ndaj gazetarëve dhe personaliteteve të spikatura të shtypit dhe mendimit të lirë, viktima të presionit dhe të dhunës për shkak të fjalës së lirë. Edhe unë i bëj thirrje kryeministrit, përfaqësuesve të medias, gazetarëve, ti rezistojnë presionit të qeverisë dhe segmenteve të saj të mbrojë pavarësinë editoriale dhe lirinë e tyre të informimit. Edhe unë angazhohem që t’i nënshtrohem të gjithave instrumentave të kontrollit parlamentar për të zbuluar dhe verifikuar rastet e keqpërdorimit të pushtetit ekzekutiv apo politik në dëm të lirisë së informimit, për të denoncuar dhe për të marrë masat e duhura ligjore që i presin rrugën praktikave abuzuese.

Nikollë Lesi:  Jam njëri prej atyre që janë sipër, ose në salla të tjera si gazetarë edhe botues që kam provuar edhe shkopin e këtyre edhe arrestimet e kryeredaktorit Sandër Frangaj sot bashkëpronar i TV Klan edhe arrestimin e zëvendëskryeredaktorit të gazetës Martin Lekaj i dënuar me 5 muaj burg nga 18. Pra bëri 5 muaj nga 18 që ishte dënuar, kam qëlluar në një epokë që të gjithë e dimë, ku kemi pasur mungesën e eksperiencës, por kemi pasur shpirtërisht kurajën, kurajën për një jetë më të mirë, për një shoqëri më të mirë. Kjo ka qenë dëshira jonë iluministe apo utopike për atë kohë e cila në kohën kur jemi sot e qeverisur nga zoti Nano, i cili aso kohe nga vrimat e Bënçës dërgonte mesazhe për median e lirë Koha Jonë, për dallëndyshen e parë, siç thoshte ai që po rastësisht ne Koha Jonë e kemi botuar intervistën e tij, se Zëri i Popullit nuk i hapte asnjë faqe në mocionin e famshëm. Nuk kemi bërë gabim. Dua të them se zoti Nano gabon në sensin që ka filluar muajt e fundit pasi është  bërë për të pestën herë kryeministër dhe për të dytën herë dhëndër, ka ndryshuar krejtësisht. Ka ndryshuar në mënyrën e perceptimit të medias. Në mënyrën e reagimit ndaj shkrimeve kritike. Zoti Nano tani nuk duron dot më as fotografinë e tij t’ia botosh me syze se është pa syzë tani. Kaq intolerant është bërë. Zoti Nano me këshilltarët e tij, me njerëzit që e rrethojnë, unë ja kam thënë në bisedë private dhe nëse është kurioz zoti Nano në replikën e tij pas meje unë ruaj disa mesazhe në celularin tim, në qoftë se gërricet i dërgoj mesazhet që ka dërguar si dhe ato që i kam dërguar. Këto janë pjesë private e komunikimit, por në qoftë se shkon puna shumë-shumë keq nga zoti Nano aty janë dy hapa dhe i nxjerr mesazhet publikisht, por dua ti them zotit Kryeministër që njerëzit që ka përreth, janë njerëzit që po e konfliktojnë me shtypin. Unë jam dakord me kryeministrin që shtypi dhe media është biznes si gjithë të tjerët, pavarësisht se është pushteti i katërt, duhet kontrolluar, por jo kontrolluar kur të kritikohen bizneset e gruas, jo kontrolluar kur të kritikon ty. Kontrolloje në mënyrë sistematike. Edhe unë mund të kem gabuar gjatë këtyre viteve.

Fatos Nano: Unë nuk tundohem as nga mesazhi yt zoti Lesi për të shkarë nga principet dhe transparenca dhe gatishmëria e qeverisë për të verifikuar edhe në çështjet që ngrite ti apo cilido tjetër. Kryeministri nuk merret me ju si person, nuk merret me median tuaj edhe kur është informale personalisht. Nuk merret me familjarët tuaj sepse di të ndaj informalietin nga familja e ligjshme.

Nikollë Lesi:  Unë kam hetuar gruan tuaj si kryeministër jo kushërirën e 15 dhe do të kërkoj komision parlamentar për deklaratën e Fatos Klosit, e implikuar me shërbimet sekrete greke. Këtu do të jemi!

Fatos Nano: Zoti kryetar më lejoni të vazhdojë qetësisht të komunikoj me  publikun. Edhe gjërat që sapo tha zoti Lesi janë prova të mosnjohjes të paktën dhe prandaj të mosrespektim të tij për ligjin. Firma e bashkëshortes sime është e regjistruar zyrtarisht dhe i nënshtrohet kontrollit të transparencës dhe mbrojtjes që ka ligji për të gjithë subjektet.

Nikollë Lesi:  Kërkon që të luftoj me të kundër zotit Meta në këtë duel të fundit dhe mesazhi është që mund të fitosh shumë para po të luash me mua në rast të kundërt nënkuptimi është i qartë siç e kuptoni dhe ju edhe botues të tjerë. Unë këtë i thashë në seancë që zoti Nano ka ndryshuar nga vitet ’92-’97 që përkrahte median e lirë tashmë duke qenë në pushtet ka filluar të kthehet në uzurpator dhe represion ndaj medias së lirë. Pa e zgjatur dua të them se zoti Nano po gabon në këtë mënyrë sepse kështu veproi edhe Berisha që ra nga pushteti. Më duket se po vjen rënia nga pushteti e zotit Nano.

Gazetarja: A mund të na thoni se kur është dërguar ky mesazh?

Nikollë Lesi: Ky është dërguar afërsisht para rreth 10-15 ditë ka mundësi nuk e di datën ekzakte këtë mund ta verifikoni.

Gazetarja: Erdhi direkt pas sulmeve që i keni bërë ju në gazetën tuaj?

Nikollë Lesi:  Pak para sulmeve. Mendoj se këto mënyra që përdor zoti Nano janë krejtësisht të gabuara./tvklan.al