Ahmet Prençi: “Është një ngjarje mjaft e rëndë, por ngjarje të tilla edhe ndodhin. Unë dje kam pasur kontakt me kabinetin e drejtorit t përgjithshëm të Greqisë, i cili kërkonte angazhimin e strukturave të policisë shqiptare në kontributin që mund të japin për kapjen e këtij personi shumë të kërkuar. Detyrimisht që ne kemi marrë masat tona, ne e konsiderojmë atë një person me tendenca shumë të mprehta kriminale. Do të bëjmë ç’është e mundur që në qoftë se shkel në territorin shqiptar ai të kapet.”/tvklan.al