Vangjel Dule: “Bashkëpunimi midis Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste për nga këndvështrimi ynë është më strategjik sesa bashkëpunimi i Partisë Demokratike me ne aleatët e saj dhe Partisë Socialiste me aleatët e vet. Veçse duam një bashkëpunim transparent, një bashkëpunim institucional, një bashkëpunim, i cili do të jetë i efektshëm në ato aspekte që e kërkojnë të jetë i tillë, por këtë gjë nuk po e shoh”.

Edmond Haxhinasto: “Është e domosdoshme që të vendoset një korrektim ndërkombëtar për votat që partitë nuk mund t’i përdorin në nivelin e rajonit zgjedhor me qëllim që të korrigjohet dëmi që sistemi zgjedhor, i përzgjedhur nga PD dhe PS i bën përfaqësimit proporcional të shqiptarëve. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të vazhdojë të jetë një institucion i pavarur dhe të funksionojë me një ligj të veçantë.”/tvklan.al