Lajme Arkiva 2003

Pas polemikave të shumta për shtyp kohët e fundit deputetët e Partisë Demokrate të Re kanë përgatitur një letër drejtuar kryesisë së partisë së tyre për shkarkimin e sekretarit të përgjithshëm Kreshnik Çollaku.

Kërkesa për heqjen e Çollakut nga strukturat e partisë ka të bëjë me rezultatet e dobëta që ai ka marrë nga kandidimi i tij për kryetar Bashkie në Tiranë dhe për pasojë humbet imazhi i kësaj partie si forca e tretë në vend. Për këtë çështje pyetëm kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Demokrate të Re Nard Ndokën.

Nard Ndoka: Kryesia e partisë mblidhet vetëm për të mbajtur qëndrime. Ko për ide, për të mbajtur qëndrime politike mbi vendimet politike që  do të merren.

Gazetarja: Është vënë në dyshim deri më tani qëndrimi politik i partisë?

Nard Ndoka: Ato që kanë votën në parlament kanë treguar se nuk ka asnjë lloj dyshimi, ata që kanë llafe mund të kenë ndonjë dyshim.

Nga ana e tij vetë Çollaku nuk ka dijeni për këtë letër. I kontaktuar me telefon Çollaku shprehet se respekton demokracinë e brendshme të partisë./tvklan.al