Banda e Lushnjës ka funksionuar si një njësi ushtarake e veshur dhe e armatosur.

Kështu ka deklaruar një prej dëshmitarëve në procesin penal ndaj anëtarëve të bandës së Lushnjës.

Të akuzuar për disa krime të rënda gjatë viteve ’97-’98, Shkëlqim Haxhiu, ish-biznesmen në Lushnjë, se ka patur aspak të vështirë të deklarojë përpara gjykatës krime që anëtarë të bandës së Lushnjës kanë kryer me familjen e tij. Dëshmia e tij shkaktoi dhe reagime të ashpra të një prej të pandehurve në sallë.

Për herë të parë që nga nisja e shqyrtimit të këtij procesi në sallën e gjyqit një dëshmitar deklaron se banda e Aldo Bares ka funksionuar si një polici kriminale duke vënë gjoba e duke vrarë njerëz që nuk i shlyenin ato.

Në këtë seanca gjykata është informuar dhe mbi mënyrën se si është marrë në pyetje, Gramoz Selmani, një prej dëshmitarëve të akuzës në selinë tonë diplomatike në Athinë.

Sipas avokatëve ligjorë të të pandehurve ky dëshmitar i akuzës është person i shpallur në kërkim për gjashtë vrasje të kryera në Lushnje./tvklan.al

Gazetare: Anduena Llabani