Manjola Konini ka mbyllur garën e saj të parë në Paris, në disiplinën e qitjes “10m Pistoletë”, duke u renditur në vendin e 43-të.

Sportistja e përfaqësueses olimpike shqiptare në garën e saj kualifikuese arriti të grumbullonte 549 pikë dhe la pas në renditjen sportistet e Greqisë dhe Egjiptit. Gara e radhës e Manjola Koninit është më 2 Gusht, në disiplinën “25m Pistoletë”.

Tv Klan