Ka dështuar kostituimi i Këshillit Bashkiak të Elbasanit. Të gjithë këshilltarët e forcave politike ishin të njoftuar për mbledhjen e sotme në orën 10 të paradites, mirëpo asnjë nga këshilltarët socialist nuk është paraqitur, duke e shtyrë mbledhjen për një ditë tjetër.

Kryetari i Partisë Demokratike të Elbasanit Aurel Bylykbashi dhe këshilltarët e tjerë demokrat kanë akuzuar socialistët për sabotim të qëllimshëm të kostituimit të këshillit. Edhe i deleguari i Partisë Demokratike Njazi Kosovrasti e ka quajtur antiligjor veprimin e këshilltarëve socialist dhe sekretarit të këshillit bashkiak Edmond Tafa që e ka shtyrë pa shkak mbledhjen.

Njazi Kosovrasti: “Ne erdhëm me synimin e zhvillimit të mbledhjes, por ama vendimin për moszhvillimin e saj sot përsëri e morëm ne sepse ne jemi shumica në qytetin e Elbasanit. Për ti trreguar atyre që sot ndodhen në opozitë në qytetin e Elbasanit, se Partia Demokratike është tolerante, do ta bind atë që sot është opozita për Partinë Socialiste dhe këshilltarët e saj që duhet të mësohen me ligjin, ta respektojnë ligjin”.