Lajme Arkiva 2003

Ka dështuar mbledhja e parë e Këshillit Bashkiak në Gjirokastër sepse dy partitë politike ajo Republikane dhe ajo Socialdemokrate kundërshtojnë përfundimin e Komisionit Zgjedhor për shpërndarjen e këtij këshilli.

Sipas vendimit të Komisionit Zgjedhor, Këshilli Bashkiak i Gjirokastrës ndahet në këtë mënyrë 13 përfaqësues të Partisë Socialiste 7 të Partisë Demokratike, 2 të partisë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, dy të partisë të Gjinushit dhe një e asaj të Demokracisë Sociale të Milos.

Ky vendim është kundërshtuar nga Partia Demokrate e reformuar 4 ditë pas zgjedhjeve dhe bazuar në këtë ankesë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri një rishpërndarje të këshillit duke futur në përbërjen e tij edhe përfaqësues të Partisë Demokrate të Reformuar e madje edhe një komunist.

Por edhe vendimin e komisionit qendror të zgjedhjeve e ka kundërshtuar Partia Socialdemokrate dhe ajo Republikane.

“Por këtij vendimi, Partia Republikane në Tiranë i ka bërë një kontestim për arsye se një vend në këshill i takon Partisë Republikane dhe jo Partisë Aleanca Demokratike”.

Tashmë i takon Kolegjit Zgjedhor të Apelit që të vendosë për këto mosmarrëveshje./tvklan.al