Ekspertët e ISHP-së testojnë personat që shërbenin në lokal

Ky që shihni në këto pamje është lokali në pronësi të Viktor dhe Paulin Kola të prekur nga koronavirusi. Biznesi gjendet në rrugën “Irfan Tomini” pranë Tiranës së Re në kryeqytet.

Paraditen e së hënës, ekspertë të Institutit të Shëndetit Publik dezinfektuan ambientet e brendshme dhe të jashtme të biznesit për të parandaluar më tej përhapjen e koronavirusit.

Grupi i ekspertëve qëndroi për disa minuta në ambientet e brendshme dhe mori kampionë për verifikuar nëse virusi COVID-19 është ende prezent. Ekspertët kanë marrë kampionë nga personat që shërbenin në lokalin, atje ku kanë qëndruar edhe të prekurit nga virusi.

Kampionet janë dërguar në laborator dhe përgjigja pritet të dalë në orët në vijim. Jashtë kamerave banorët tregojnë se 28-vjeçari Paulin Kola ka qëndruar për disa ditë në ambientet e lokalit në shoqërinë e personave të tjerë.

Tv Klan