Një 35 vjeçar është dërguar në spital pasi teksa lundronte në Dhërmi me Jet Ski është rrëzuar në det. Sipas policisë, i riu po lundronte jashtë perimetrit të sigurisë ujore bashkë me vëllain e tij.

“Sot, në Dhërmi, shtetasi S. T., 33 vjeç, duke lundruar jashtë perimetrit të sigurisë ujore dhe bovave të vendosura për zonat e pushuesve, me një mjet lundrues Jet Ski të marrë me qira, së bashku me vëllain e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe si pasojë e rrëzimit në det, ka mbetur i dëmtuar vetë. 33-vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore të specializuar në spitalin e Vlorës. Mjeti lundrues është shoqëruar në portin e Himarës për verifikime të mëtejshme nga Policia Kufitare. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rastit”, njofton Policia./tvklan.al