Interi u ndal në barazim 1-1 ndaj Monza-s, në sfidën e vlefshme për javën e pestë në Serinë A.

Sikur të mos mjaftonte rezultati, ziklatërit kanë humbur një lojtar të rëndësishëm nga ky takim. Bëhet fjale për Federico Dimarco, i cili ka shfaqur probleme muskulore.

Mbrojtësi i majtë ka pësuar dëmtim muskulor në kofshën e djathtë dhe do të mungojë për ndeshjen e së mërkurës, ndaj Manchester City-t.

Gjithashtu lojtari është në dyshim për derbin ndaj Milanit, sfidë e planifikuar për tu zhvilluar në fundjavë. 26-vjeçari do i nënshtrohet të martën testeve mjekësore të detajuara, për të kuptuar kohën e rikuperimit. /tvklan.al