Të enjten pozita dhe opozita do të paraqesin në kuvënd emrat e antarve të Komisionit Hetimor për Telekomunikacionin. Në byronë parlamentare, Zëvëndëskryeministri Namik Dokle, mbështeti inisiativën e opozitës, e cila më pas kërkoi që të zbatohet i njëjti vullnet dhe për tragjedinë e nëntë janarit.
Namik Dokle: “Nëse ka shkelje ligji, të përgjigjen përpara ligjit të gjithë ata që kanë shkelur. Nëse ka shkelës të ligjit, ata që janë votuar nga parlamenti, se ERT-ja votohet nga parlamenti, ateherë parlamenti të marrë masat për t’i shkarkuar nga detyra për të cilën i ka votuar parlamenti. Qeveria është e vendosur, që jo vetëm ktë komision, po të ngrejë dhe komisione të tjera për funskionimin e shoqërive anoime të të gjitha SHA-ve, të cilat adiministrojnë fonde publike.”
Bamir Topi: “Me atë çka tha Zoti Dokle në fund, që opozita duhet të jetë argumentuse për ngritjen e komisonve hetimore, kjo kurrsesi nuk legjitimonë mungesën e vullnetit nga ana e mazhorancës për të ngrejt komisionin hetimor për ngjarjen tragjike të nëntë janarit.”
Pas disa debatash, kryetari i kuvëndit pranoi të kalojë në seancë parlamentare diskutimin e projektrezolutës për çeshtjen çame.
Ekrem Spahiu: “ Ligji i luftës është në fuqi dhe ne forcojmë edhe më tej marrdhaniet të fushën ushtarake. Mbi shpalljen e dorzuam tashi miratojmë edhe projektligje tjera pikërishtë për t’i shërbyer ksaj, ë, dhurate që i dhamë Greqisë.”
“ Unë nuk do të bëj histori as them se ku vendosen parrulla as se ku mësohet greqisht as se çar bëhet. Ajo që mua më shqetson zoti kryetar është që neve njëherë e përgjithmonë duhet të heqim dorë nga një politikë servile e jona, e ministrisë tonë të jashtme, për zgjidhjen e një problemi tepër legjitim në bazë të të gjitha akteve dhe normave ndërkombtare.”
Servet Pëllumbi: “Bëjeni këtë riformulim dhe ne e futim në kalendarin e dyjavorit.”
“Zoti kryetar ne e kemi të bërë, ne nuk mundemi që të…”
Servet Pëllumbi: “Mirë dakord!” /tvklan.al