Sportistja e Kosovës, Distria Krasniqi fitoi medaljen e argjendit në Lojërat Olimpike të Parisit në sportin e xhudos.

Rivalja e saj nga Uzbekistani ishte më e fortë në ndeshjen finale për peshën deri në 52 kg.

Distria zhvilloi ndeshje të mirë deri në finale ku kërkonte medaljen e dytë të artë olimpike.

Ajo e ka fituar medaljen e parë në Tokio. Distria Krasniqi siguroi kështu edhe medaljen e parë për Kosovën në Paris 2024.

Tv Klan