20 tetori është dita botërore e Osteoporozës, një sëmundje e rëndë kjo që prek kockat duke i bërë poroze për rrjedhojë më të dobëta dhe më pak rezistente ndaj traumave. Shumica e të prekurve janë mosha mbi 50-vjeç, sipas statistikave 1 në 3 gra dhe 1 në 5 burra pas kësaj moshe vuan nga osteoporoza.

Me këtë rast shoqata shqiptare e osteoporozës, zhvillojë një aktivitet me qëllim ndërgjegjësimi në opinionit publik për këtë sëmundje. Kjo ditë shërben për mobilizimin e opinionit publik për të kërkuar një vëmendje më të madhe në politikën e shëndetësisë për osteoporozën. Ekzaminimi në kohë është mënyra e duhur për parandalimin e kësaj sëmundje shqetësuese dhe mjaft e rëndë për trupin e njeriut.

Aktiviteti u drejtua nga aktorja e njohur Tinka Kurti, e cila është imazhi i fushatës kundër kësaj sëmundje. Në takim përveç mjekëve specialist dhe përfaqësuesve të shoqatës diskutuan edhe njerëz të prekur nga sëmundja duke sjellë për të pranishmit eksperiencat e tyre.

Në botë sot numërohen më shumë se 200 milion njerëz të prekur nga osteoporoza, sipas shifrave të bëra publike edhe në vendin tonë numri i njerëzve me këtë sëmundje ka njohur rritje./tvklan.al