Dita Botërore e Turizmit është festuar edhe në kryeqytetin shqiptar duke u shndërruar kështu në një traditë të përvitshme. Në rastin e 27 shtatorit në ambientet e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve është zhvilluar një aktivitet festiv me këngë valle si dje një minipanair prodhimesh artizanale shqiptare.

Krahas krerëve më të lartë të turizmit, të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe operatorët provat të fushës. Zëvendës ministri i Turizmit, në fjalën e vet bëri thirrje në forcimin e bashkëpunimit me sektorin privat. Tema e ditës botërore të turizmit, këtë vit ishte “ Turizmi i përgjigjet sfidave të ndryshimit të klimës”. Turizmi është një ndër sektorët prioritar të ekonomisë shqiptare.

Sipas statistikave të fundit të publikuara nga organizata botërore e turizmit, Shqipëria renditet ndër vendet e para në rajon për sa i takon të ardhurave të gjeneruara nga turizmi, sektor i cili vetëm për 2007 i ka sjellë ekonomisë vendase rreth 1.4miliard dollar./tvklan.al

Gazetar: Fjorald Zguro

 Operator: Ben Haxhiaj