Ministri i turizmit zoti Ylli Pango ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatën Shqiptare të Turizmit. Nënshkrimi i kësaj marrëveshje është një hap përpara në drejtim të rritjes së profesionalizimit dhe të standardeve në këtë sektor.

Ylli Pango: “Turizmin nuk mund ta bëjmë pa një partneritet të shëndoshë midis  sektorit publik dhe atij privat. Kuptohet sektori privat është një sektor promotor,  është një sektor, i cili me iniciativën e vetë, me grindën e vetë ka bërë që në Shqipëri të ecet me rimte shumë të shpejta dhe që rezultatet ne i shikojmë. Nuk mund të përballojë ky fluks i jashtëzakonshëm në qoftë se nuk do të kishte përveç punës tonë si administratë publike në të gjithë fushat në promocion, legjislacion e kështu me radhë. Gjithashtu edhe punën  e madhe të sektorit privat. Ditët që do të vijnë, ne gjithnjë e më tepër do të dalim së bashku dhe gjithnjë e më tepër do të dëgjoni për iniciativa të reja.”

Shoqata Shqiptare e Turizmit është krijuar rreth 4 muaj më parë dhe grupon një gamë të gjerë të bizneseve turistike. Si agjenci udhëtimi, njësi akomoduese, restorante, guida dhe transport turistik.

Ndërkohë që gjatë këtij aktiviteti ministri i turizmit ka përfituar nga rasti për të vlerësuar shifrat e regjistruara këtë vit për mbërritje turistike, duke theksuar se ato nuk kanë qenë të rastësishme. Por rezultati i përpjekjeve të përbashkëta të ministrisë së turizmit dhe të operatorëve privat./tvklan.al

Gazetar: Fjorald Zguro