Dita ndërkombëtare e muzeve është kthyer që prej 4 vitesh në traditë edhe për Shqipërinë. Muzeu Historik Kombëtar është vizituar që në orët e para të mëngjesit nga mjaft turistë të huaj, interesi i të cilëve për turizmin kulturor në Shqipëri sa vjen dhe rritet.

Alen Mezie një francez që ka shkelur në Shqipëri që në vitet 60 se bashku me të atin e tij, autorin e njohur tashmë Albert Mezie është kthyer në promotor të këtij turizmi në Shqipëri. Ai shoqëron shpesh grupe turistësh francezë, që kanë kureshtje për vendin tonë.

Alen Mezie: “Në muzen tuaj do të veçoja dy pavione, atë etnografik dhe ai i gjenocidit komunist.”

E ndërsa lektorja Tatiana Alimema në këtë muze flet edhe për objektet e reja që i ekspozojnë për herë të parë.

Tatiana Alimema: “Në këtë ditë mund të kenë edhe ekspozita të përkohshme për ta bërë këtë ditë sa më të larmishme.”

Në Durrës në këtë ditë në muzeun etnografik janë ekspozuar mbi 1000 vepra të piktorëve dhe skulptorëve shqiptarë.

“Ne e menduam si ditë sensibilizimi për të gjithë qytetarët, po kështu edhe për të gjitha institucionet nga të cilat ne kemi vartësi.”

Dita ndërkombëtare e muzeve organizohet çdo vit më 18 maj dhe është një iniciativë e ndërmarrë qysh prej vitin 1977 nga këshilli ndërkombëtar i muzeve./tvklan.al

Gazetar: Edian Gjoni