Flet deputeti i Partise Socialiste, Namik Dokle për Kosovën. Gjatë intervistës së tij ai shprehet:

Nuk kemi qënë dakort me një pikë që të cilësonte si akte terroriste veprimet e UÇK-së dhe e thamë troç dhe hapur në Asamble, në diskutim që kosovarët janë duke luftuar për të mbrojtur shtëpitë dhe familjet e tyre, fëmijët dhe nderin e tyre dhe është totalisht e padrejtë që kjo mbrojtje të quhet si akt terrorist. Dhe së dyti kundërshtuam edhe pikën që kërkonte një kontroll të kufirit shqiptaro-jugosllav lidhur me kontrabandën e armëve. E kundërshtuam këtë për faktin që vërtet që ka individe të cilët ndoshta bëjnë një veprim të tillë, por nuk është më siç ka qënë dikur, një kontrabandë e organizuar dhe shteti kontrollon më mirë situatën në atë rajon. Ajo çfarë duhet të bëhet sot nuk është kontrolli i kufirit midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë, por është ndërhyrja emergjente e NATO-s, qoftë nga ajri, qoftë nga toka, për të stabilizuar situatën dhe për të zgjidhur problemin në Kosovë.”/tvklan.al