Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Dollari amerikan shënoi humbje të konsiderueshme kundrejt monedhave kryesore botërore, duke shënuar nivelet më të ulëta të 8 viteve ndaj frangës. Nivelet më të ulëta të 12 viteve ndaj dollarit kanadez, si dhe nivelet më të ulëta të disa muajve ndaj sterlinës angleze.

Dollari amerikan është nën presion të madh dhe të gjithanshëm ndaj një seri faktorësh, si rritja në nivele rekord i çmimit të naftës, dhe shënimi i lartë i deficitit tregtar të SHBA dhe zgjedhjeve presidenciale që po afrojnë.

Në mesditë monedha e përbashkët europiane shënoi nivelet më të larat rekord që prej shkurtit të këtij viti, duke u shkëmbyer në nivelet 1 euro baras me 1.28 dollarë. Sipas informacioneve të Bankës Italo-Shqiptare, në tregun ton të brendshëm valutor leku është vlerësuar sërish ndaj dollarit amerikan, ndërkohë që ka humbur pak pikë ndaj euros./tvklan.al