Drejtues të lëvizjes “MJAFT!” janë drejtuar me anë të një peticioni drejtorit të KESH-it Andis Harasani. Në këtë peticion ngriheshin shqetësime të tilla qyetatre si mungesa e sporteleve të mjaftueshme për të paguar energjinë për qytetarët korçarë, faturat afrofe si dhe mungesa e matësave në disa digastere shtetërore. Më pas u zhvillua një takim në zyrën e kreut të KESH-it.
Erion Veliaj: “Disa ministri pranojnë që paguajnë afrofe energjinë elektrike dhe në nji ministri të caktuar pranohet që nuk ka as matës as kontaktorë elektrikë. Besojmë që është e papranueshme t’ju kërkohet qytetarve sidomos nga ana e qeverisë, t’ju kërkohet qytetarve që të pagujnë dhe të ndihmojnë KESH-in në ktë në ktë sipërmarrje, nga ana tjetër është, janë ministritë ato që të parat shkelin ligjin. Dhe çështja e tretë që është ajo më e rëndëshishmja është që kemi pasur me qindra qytetarë që janë ankuar kohët e fundit për cështjen e faturave afrofe.”
Pasi dëgjoi bashkëbiseduesit Andis Harasani dha këto shpjegime:
Andis Harasani: “Në Korçë është dhënë urdhëri që të hapet një pikë tjetër, të merret ambienti me qira, është miratuar dhe fondi. Në fillim të këtij muaji kanë qënë 900 institucione në të gjithë Shqiprinë pa matësa kanë ngelur dhe 200.”
Ndërsa nesër lëvizja “Mjaft!” do të zhvillojë një protestë përpara zyrave të KESH-it me pjesëmarrjen e qytetarëve duke ftuar njëkohësisht edhe punonjësit e KESH-it. /tvklan.al