Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Intervistë me shkrimtarin dhe deputetin e Partisë Socialiste Dritëro Agolli.

Gazetari:- Zoti Dritëro po zhvillohet Kongresi i Partisë Demokratike, pra Kuvendi Kombëtar. Mendoni që zgjidhja tashmë e shpallur e Berishës favorizon në një farë mënyre rikthimin edhe të Nanos në PS?

Dritëro Agolli, deputet i PS:- “Kjo favorizon që të dalë Fatos Nano si një kundërshtar i Berishës, favorizon por ma merr mendja nuk do të arrihet. Për mua nuk ka ndonjë rëndësi edhe ai mund të jetë, në qoftë se ai ndryshon nga mënyra e drejtimit të mëparshëm. Të thotë të vërtetat të metat e tij, të mos i justifikoj, por po të thotë që unë kam pasur, e para që nuk munda dot të krijoj një administratë të fortë, nuk munda të krijoj një rend të fortë, nuk munda të punësoj aq sa premtova atëhere dakort, por ky i thotë me gjysmë fjale këto. Në qoftë se ai vë mend nga drejtimi i mëparshëm unë jam dakort, unë nuk mbaj mërira kështu se është ky apo është ai, unë kam që të eci Shqipëria përpara”./tvklan.al

Gazetare – Vladimir Lame