Në vend që të na çudisin ambientet me duhan tek ne ndodh e kundërta, bëjnë habi ato ku duhani nuk pihet. Në kryeqytetin shqiptar me zor zbulohet ndonjë Bar-kafe, Internet-kafe apo Fastfood shembullor ku mund të thithësh ajër të papërzier me tymnajën vrasëse dhe erëkeqe. Aty ligji anti-duhan respektohet fatmirësisht pa mëshirë, sepse së pari nuk e durojnë dot vetë pronarët. Respektimi i ligjit te ne varet vetëm nga parapëlqimi dhe ndërgjegjja e tyre.

“Tajvani lindi si ide ngaqë ka dhe shumë ambiente dhe duhani atëherë pihej në masë, kjo ishte e re, dmth është hapur në 2006 në dhjetor dhe duke parë që në të gjithë Tiranën u pinte cigare vetë pronarët menduan që këtë pjesë, xhelaterinë ta lënë pa duhan.”

“Duke u nisur nga ambienti që është tepër i mbyllur edhe shkak është edhe vetë nuk e pijë dhe nuk e duroj me thënë të drejtën, edhe provat i kemi bërë në ambient po e kemi parë që ishte shumë bllokim frymëmarrje.”

Por kjo nuk i ka lënë as pa klient, përkundrazi të gjitha mbushen plot sepse në to grumbullohen gjithë anti-duhanpirësit ndërsa pjesa tjetër tymos ku ti teket dhe sa herë t’i teket, pa ndjerë askush pikën e keqardhjes për njerëzit rreth e rrotull. Në ambientet brendshme smogu është mbytës, i padurueshëm, por edhe jashtë në rrugë jo më pak, sepse duhanpirësit shqiptarë janë të shumtë dhe të kudondodhur aq sa parfumonin edhe ajrin në trotuare, por sfilitja nuk mbaron këtu edhe në zyrë duhet ë përgatitesh dhe të kalitesh për të duruar jo pak por 8 orë tekat e shefave duhanpirës apo në raste të tjera të neglizhencës së tyre ndaj të tjerëve dhe nëse dëshiron të s’lodhesh në ndonjë Bar-kafe të pret një fat edhe më i keq.

“Ndihemi jo rehat, dhe ajo punë një person që s’para e ka pirë fare duhanin i bën përshtypje kjo tymi, jo gjërat e tjera.”

“Se duroj dot, dal nga ambienti mund të gjej një ambient që është pa duhan.”

“Unë jetoj në Itali, jam student në Torino, prej shumë vitesh jetoj atje dje ka rreth 5 vjet që nuk pihet më duhani dhe të gjithë qytetarët respektojnë këtë ligj. Është shumë e vështirë për t’u përshtatur me thënë të drejtën, sepse unë kam  qenë pirës duhani përpara e kam lënë rreth 3 vjet parapara dhe është shuam e vështirë kur hyn në shumë ambiente dhe ndjen vetëm erën e tymit të duhanit. Një ambient lokali nuk mund të shoqërohet nga fëmijë ose nga prindër thjesht për faktin se janë ambiente të pa …”

Dhe nëse vendet më të zhvilluara studiojnë efektet negative në punë apo në banesa të zhurmave dytësore, mungesës së ajrosjes së duhur, çlodhjes nga ndriçimi, gjelbërimi etj, ne ende jetojmë në superndotjen e duhanit dhe me ç’duket edhe për kushedi për sa kohë të humbur dhe me pasoja të pandreqshme./tvklan.al