Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Një grua është mbytur në orët e para të ditës në plazhin e Durrësit. Viktima nuk është identifikuar ende dhe kanë qenë plazhistë të rastit që e kanë gjetur gruan rreth të 60-tave me pak shenja jete në breg të detit. Menjëherë asaj i është dhënë ndihma e parë dhe është përcjellë për në ambulancën e plazhit ku dhe ka ndërruar jetë.

Viktima është dërguar e paidentifikuar në morg. Personat që kanë parë gruan pak para se të futej në det, kanë thënë për policinë, se ajo ishte e pashoqëruar, ndërsa të vetmet sende të viktimës së paidentifikuar janë dy unaza floriri.

Po në Durrës ka ndërruar jetë si pasojë e temperaturave të larta dy të moshuar Llazar Beqiri dhe Rustem Naçi kanë gjetur vdekjen dhe sipas ndihmës së shpejtë kjo është shkaktuar nga probleme të krijuara nga vapa./tvklan.al

Gazetare: Aranita Brahaj