Juventusi është një nga klubet më aktive në këtë merkato vere. Pavarësisht lëvizjeve të shumta, bardhezinjtë nuk kanë ndërmend të ndalen.

“Zonja e Vjetër” është në kërkim të një mbrojtësi dhe duket se atë e ka gjetur te rivalët e Milanit. Juventusi ka nisur bisedimet për transferimin e mbrojtësit Pierre Kalulu.

Klubi torinez ka ofruar 3.5 milionë euro për francezin për huazimin, me mundësi blerje për rreth 17 milionë euro. Në krahun tjetër, sipas mediave italiane, Milani kërkon të paktën 20 milionë euro për kartonin e mbrojtësit.

Palët janë në bisedime dhe nuk përjashtohet arritja e një marrëveshje në orët e ardhshme. Vetë Kalulu ka dhënë miratimin e tij për tu transferuar te Juventusi, për shkak të popullaritetit të madh në mbrojtjen e kuqezinjve.

Juventusi kishte objektiv të parë mbrojtësin Todibo, por pas dështimit ka hedhur sytë nga lojtari i Milanit, për të cilin shpreson të arrijë një marrëveshje sa më shpejt. /tvklan.al