#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim. enicobani #shiheminegjyq #tvklan #edielashqiptare #cift #ADN #tradheti #atesi

“S’je më gruaja ime”/ Burri përzë nga shtëpia nënën e 5 fëmijëve të tij: Tradhtinë s’e fal!

Edhe këtë të diel, konflikti në “Shihemi në Gjyq” zhvillohet mes një çifti. Në insertin e saj prezantues të rubrikës të së  “Dielës  Shqiptare” në Tv Klan, Zybja shprehet se ka sakrifikuar gjithë jetën për bashkëshortin por ai sot i  thotë se nuk është gruaja e tij.


“Ta duash burrin me zemër, ta duash me shpirt, të sakrifikosh tërë jetën dhe më në fund burri më thotë nuk je gruaja ime”.

Kur hyn në  studio, Zybja tregon se kanë 5 fëmijë por ajo po qëndron te nipërit.

Ardit Gjebrea: Ke sakrifikuar gjithë jetën për Enverin?

Zybe: Kam sakrifikuar shumë.

Ardit Gjebrea: Kaq shumë e do?

Zybe: E dua, por unë sot jam jashtë.

Ardit Gjebrea: Si je jashtë?

Zybe: Më ka nxjerrë jashtë.

Ardit Gjebrea: Enveri?

Zybe: Po. Jam nënë e 5 fëmijëve dhe unë  kam dalë jashtë, po fle te nipërit.

Ardit Gjebrea: 5 fëmijë ke?

Zybe: 5 çuna.

Ardit Gjebrea: Po pse s’fle te çunat?

Zybe: Po ku të fle unë, ai më nxori jashtë nga shtëpia. Të bëj sherr, pak kam duruar unë, po bëj 30 vjet, shtyhet jeta me sherr? Sherr, sherr, sherr…

Në insertin e tij,  Enveri bën një deklaratë të fortë duke thënë se “nuk e fal tradhtinë”.

“Nuk e fal tradhtinë. Unë jam burrë, nuk e fal tradhtinë. Ajo të bëjë ç’të dojë, unë nuk e pranoj të vijë në shtëpi. Do t’i jap shkëputje çdo gjëje”.

Akuza e Enverit nxit pyetje te Gjebrea që i drejtohet Zybes, por kjo  e fundit thotë se nuk e ka tradhtuar kurrë.

Ardit Gjebrea: Tani, ai thotë unë jam burrë dhe nuk e fal tradhtinë. Ke ndonjë gjë për të më thënë?

Zybe: Unë do ta tradhtoj vetëm kur të shkoj në gropë, atëherë do ta tradhtoj burrin unë, por deri më sot s’bëhet fjalë.

“Fëmija ynë del në emrin e tjetrit”/Gruaja i fsheh burrit celebrimin: Më martoi babai, ti je dashuria e jetës!

Enveri  thotë se gruaja e tij dhe nëna e 5 fëmijëve së bashku, e ka tradhtuar. Ai e quan Zyben “mashtruese” në rubrikën “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Arsyeja është se ajo  nuk i ka thënë që e ka kryer celebrimin në martesën e mëparshme. Kur djali i tyre i parë ka ardhur në jetë, ai është regjistruar në emër të ish-bashkëshortit të Zybes.


Enver:  E vërteta është kjo: unë me atë jam martuar në 2000. Në 2002 kam lindur djalin, Valentini, në 14 shkurt. U gëzuam, u bëmë. Çfarë u gëzuam? Kur mora vesh unë pastaj, kjo nuk kishte bërë shkëputjen me atë botin, por u hodh djali në emër të botit, jo në emrin tim. U hodh në emër të botit!

Eni Çobani: Kjo është shumë e rëndë, Zybe! Çfarë do t’i thuash tani Enverit se kjo është shumë e rëndë?

Enver:  Që 25 vjet mua…

Zybe: Kam mashtruar unë? Ore nuk të thashë që kam bërë celebrimet, fëmija është yni.

Enver: Nuk të dua më në shtëpi!

Zybe: Fëmija është yni, mori emrin nga ligji.

Eni Çobani: Si është joti dhe del emri i babait tjetër moj zonjë, më fal tani?

Zybe: Del emri te babai tjetër?

Eni Çobani: Po, ke emër tjetër babai se kam letrat unë këtu, të lutem. Shpjegoja tani Enverit se si duket,  nuk e di Enveri tamam të vërtetën. Ke qenë e martuar zonjë, përpara Enverit?

Zybe: Po.

Eni Çobani: Ia ke thënë Enverit këtë? S’ia ke thënë Enverit.

Zybe: Po s’ia thashë…

Eni Çobani: Epo s’ia the por është shumë e rëndë kjo që mos t’i thuash burrit që ke qenë e martuar.

Zybe: Unë nuk i thashë vetëm për celebrimin.

Enver: Tha që e kam hequr divorcin. Doli pastaj që linda djalin, djali u hodh në emër të botit.

Eni Çobani: Po mirë, kjo më thotë që dashuria e jetës time ka qenë Enveri. E ke dashur Zyben që në fillim apo jo?

Enver: Moj ti unë e kam dashur por kjo nuk më donte mua.

Eni Çobani: Si është e vërteta, Zybe?

Zybe: Unë e doja që në fillim por mua më martoi babai pa dëshirën time.

Enver: E doje ti atë, jo të martoi babai ty po hë!

Zybe: E doja unë? Po në atë kohë do të martoheshim ne siç thoshte babai. Po ti thoshe hajde të të marr kështu unë ore!

Eni Çobani: Pra ti e ke dashur para martesës me zotërinë? Je lidhur me të para asaj martese?

Zybe: Po.

Zybja tregon se është martuar me cakranjotin për shkak të fjalës së babait. Ajo ka ndenjur vetëm 6 muaj me të dhe nuk ka patur fëmijë gjatë martesës. Celebrimi është kryer në ditën e katërt, por këtë nuk ia tha Enverit kur ai bëri përpjekjet për t’u martuar me të pas kthimit të saj.

Zybe: Unë kam ndenjur 6 muaj martesë me cakranjotin, jam martuar në Cakran. Atje vuajta, nuk mbante më ujë pilafi, nuk rrija dot, nuk duroja dot se më torturonin.

Ardit Gjebrea: Po djalin me kë e bëre, me atë apo me Enverin?

Zybe: Jo, djalin e kam bërë me Enverin.

Enver: Djali ka dalë me ADN. ADN-ja thotë është i imi se ka qenë me mua kjo.

Zybe: Nuk është i cakranjotit, mua këtë ma ka bërë ligji.

Ardit Gjebrea: Po cakranjotit çfarë i the ti, i kujt është djali?

Eni Çobani: E ngatërron, ka bërë ADN-në e cakranjotit, jo të zotërisë. Enver, s’është bërë ADN-ja jote akoma, prit njëherë, mos u ngatërro tani, të lutem.

Eni Çobani shpjegon se martesa ka ndodhur në maj 1998. Pas 6 muajsh martesë, Zybja kthehet në banesën e prindërve sepse nuk shkonte mirë me të. Në 1999, Enveri ishte ende i pamartuar dhe mëson për kthimin e Zybes që ishte pa fëmijë. Rreth vitit 2000, çifti bashkohet por Zybja i kishte thënë që ishte divorcuar me cakranjotin por ligjërisht gjithçka vazhdonte. Djali i parë erdhi në jetë në vitin 2002 dhe kur shkojnë të bëjnë regjistrimin, baba i tij caktohet cakranjoti për shkak se vazhdonte ende martesa ligjore.

“Ish-vjehrra i hidhte tiganin me hithra në kokë kur mësoi tradhtinë”, Enveri tregon torturat ndaj bashkëshortes

Zybja deklaron shpesh gjatë “Shihemi në Gjyq” se pavarësisht vullnetit të babait që e martoi me një djalë nga Cakrani, në zemrën e saj mbetej Enveri. Çifti sot konfliktohet në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan për mbiemrin e djalit të tyre të parë, të  lindur në vitin 2002 i cili ka marrë mbiemrin e ish-burrit të Zybes për shkak se vijonte martesa ligjore, gjë që ajo ia kishte fshehur Enverit.

Martesa e parë zgjati vetëm 6 muaj dhe Zybja thotë se u largua pasi jetesa ishte e pamundur me të, por njëkohësisht gjithnjë në mendje kishte Enverin. Ky i fundit konfirmon se ata janë takuar përgjatë këtyre muajve dhe ai e dinte që ishte e martuar. Kjo madje ishte mësuar edhe nga vjehrra e Zybes që e keqtrajtonte.


Enver: Kjo faktikisht filloi grindjet me vjehrrën atje se vjehrra se afër jemi, Sheqi me Cakranin dhe  e mori vesh që kjo kishte lidhje me mua dhe e torturonte, i hidhte tiganin me hithra në kokë. Edhe e torturonte, nga ajo iku fare kjo.

Zybe: E pashë 5-6 muaj, nuk jetoja dot më.

Ardit Gjebrea: Normale, si do të jetoje ti? Vjehrra e zbuloi që ti kishe lidhje me Enverin…

Zybe: Nuk e di të vërtetën. Të vërtetën e dija unë dhe Enveri, nuk e dinte vjehrra se vjehrra hodhi fall se ça bëja unë me Enverin.

Ardit Gjebrea: Po pse ta hidhte tiganin kokës vjehrra ty?

Enver: E ka marrë vesh, afër jemi ne.

“Më kape mat!”, Eni Çobani pajton çiftin/ Zybja puth e përqafon me dashuri Enverin e saj

Në përfundim të “Shihemi në Gjyq”, konflikti mes Zybes e Enverit për çështjen e atësisë së djalit të madh ka një zgjidhje tepër të thjeshtë: në gjykatë do të konfirmohet që ata janë prindërit dhe djali do të marrë mbiemrin e të atit.

Por problemi që mbetet është se ku do të qëndrojë Zybja të cilën Enveri e ka përzënë nga shtëpia. Edhe për këtë çështje, ndërmjetësja e së “Dielës Shqiptare”  në Tv Klan, Eni Çobani e gjen zgjidhjen për t’i dhënë fund konfliktit në çift.


Eni Çobani: Tani si e fillove ti këtë ndërmjetësimin sot? E fillove që jam burrë?

Enver: Po burrë jam unë.

Eni Çobani: Edhe unë jam grua, por jam më burrë se ti. Tani, më the zonjë do të ma marrësh përsipër.të thashë përpara publikut do ta marr përsipër. Do ta marrësh zonjën në shtëpi, përndryshe unë nuk ta  marr përsipër. Burri me gruan por unë jam më burrë se ti, tani më thuaj, si e ke? Mos qesh.

Enver: Këtu më ke kapur mat!

Eni Çobani: Ngele mat, po s’ke ç’i bën.

Enver: Këtu më ke kapur mat.

Ardit Gjebrea: Shiko,  për sa kohë që Zybja është e martuar me ty ajo ka të drejtë të jetojë në shtëpinë tënde dhe ti nuk mund të nxjerrësh jashtë nga shtëpia një zonjë se do ti. S’mundet ta bësh.

Eni Çobani: Po ndihet i tradhtuar pra.

Ardit Gjebrea: Epo tani, s’mundet ta bëjë.

Enver: Po më ka mashtruar mua ajo!

Ardit Gjebrea: Po ç’të ka mashtruar, ja doli e vërteta sot dhe ti s’po bindesh akoma. Të marrë fëmija emrin tim!

Eni Çobani: Do ta marrë këtë!

Zybja i thotë të shoqit se do të kishte të drejtë mos ta falte vetëm nëse ajo do ta tradhtonte, por s’e ka bërë kurrë. Megjithatë, dashuria e gjen rrugën mes tyre.

Enver: Po tradhtove, ta hap gropën me thonj!

Zybe: Unë e di, po e desha me zemër…

Enver: S’kam nevojë për lopatë, ta hap kështu gropën me thonj!

Eni Çobani: E do moj apo s’e do?

Zybe: Po si s’e dua?

Eni Çobani: Po përqafoje!

Zybja përqafon dhe puth Enverin duke marrë duartrokitjet e publikut.