Një çantë e pazakontë u shfaq në një nga pasarelat e Javës së Modës në Paris nga koleksionet vjeshtë 2024.

Coperni mahniti të pranishmit me një çantë të krijuar nga ajri. Marka pariziene bashkëpunoi me NASA për të krijuar çantën gjysmë të tejdukshme, Air Swipe.

E përbërë nga 99% ajër dhe 1% qelq, çanta transparente peshon vetëm 33 gramë, thuajse sa një llampë e zakonshme.

Çanta-re është objekti më i madh i prodhuar ndonjëherë nanomateriali i teknologjsë hapësinore, aeroxhelit të silicit i cili është materiali i ngurtë më i lehtë në planetin tonë dhe përdoret nga NASA për të kapur pluhurin e yjeve, shpjegoi Coperni.

U deshën 15 prototipe që të arrihej rezultati final. Materiali mund t’i rezistojë nxehtësisë ekstreme (1200 gradë Celsius) si dhe presionit sa 4000 herë pesha e vet, cilësoi shtëpia e modës. Sipas saj, nanomateriali i aeroxhelit të silicit është “qelqi i së ardhmes” dhe pavarësisht se është “shumë delikate”, çanta nuk është “e brishtë”.

Çmimi i këtij aksesori nuk është bërë ende i ditur./tvklan.al