Në prag të Lojërave Olimpike rrugicat e Parisit ishin më të bukura se kurrë këtë të djelë, ku muzika, moda dhe sportin u bënë bashkë në javë që i dedikohej modës.

Në Place Vendome në Paris, redaktorja e Vogue World, Anna Wintour dhe ekipi i saj linçuan pjeën e tretë të revistës. Të ftuar dhe figura të shquara të modës ishin pjesë e festës teatrale të modës, në qendër të saj ishte tematika e që priste Lojërat Olimpike që do të mbahen në Francë pas një 100. Herën e fundit që ato u mbajtën ishte viti 1924.

Por pistën nuk e zotëruan vetëm modelet joshëse, ndër të tjerash spikati këngëtarja Katy Perry e cila tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me veshjen e saj shumë të ekspozuar.

Fustani i formuar nga petale të zeza lëkure, që vinte me pas me një fund të gjerë të ndërthurur me lule tyli te vendosura me kujdes dhe të qepura me mjeshtëri i bënë të gjithë të pranishmit që të mos ia ndanin sytë këngëtares amerikane.

Veshjet e zhveshura kanë patur një “ringjallje” kohët e fundit. Duke nisur nga Elle Fanning, Kim Karadhian dhe Doja Cat ne mbrëmjen e Met Gala, duke vazhduar më pas me Charlize Theron, Jennifer Lawrence dhe Florence Pugh në Oscar, kanë qenë këto yje të modës apo dhe të kinematografisë që kanë zgjedhur “fustanet e zhveshur” për të pozuar në tapetin e  kuq.

Megjithatë Katy Perry duket se doli nga kornizat e të zakonshme, zakonisht “fustanet e zhveshur” mbështeten në rrjetë ngjyrë mishi ose rrjete kristali, kurse fustani i këngëtares ishte më shumë lëkurë që ekspozonin trupin dhe format e saj.

/tvklan.al