Brazili nuk është i vetmi vend i cili është gjunjëzuar nga përmbytjet shkatërrimtare të cilat nuk kanë ndërmend të ndalen pasi në ditët në vijim priten ende reshje të tjera shiu.

Numri i viktimave ka shkuar në 126 ndërsa 141 persona të tjerë  rezultojnë ende të zhdukur. Edhe Afganistani po përballet me një fatkeqësi të tillë natyrore e cila deri më tani u ka marrë jetën të paktën 50 personave  dhe pritet që ky bilanc të thellohet me kalimin e orëve. Përveç viktimave, shumë ka dhe të plagosur saktësisht më shumë se 100 të tjerë.

Më shumë se 150 njerëz u bllokuan në veri të vendit  të cilët kishin nevojë për ndihmë urgjente.

Në Uruguai përmbytjet kanë detyruar më shumë se dy mijë njerëz të zhvendosen.

Disa banorë kanë vendosur të shkojnë në strehimore, ndërsa të tjerë kanë zgjedhur të  qëndrojnë në shtëpitë e tyre për të shmangur grabitjet.

Drejtori kombëtar i emergjencave, Santiago Carames, paralajmëroi se fenomene të tilla mund të shtohen në të ardhmen dhe bëri thirrje që ndryshimet klimatike të merren seriozisht.

Klan News