Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Përfundon rikonstruktimi i rrugës “Jordan Misja”, e njohur ndryshe si rruga e burgut 313. Kryebashkiaku Edi Rama ka inauguruar përfundimin e punimeve të kësaj rruge që lidh segmentin e unazës me një nga zonat periferike më problematike të Tiranës.

Edi Rama: “Unë e di që ata që flasin me dhimbje të madhe për periferinë nuk kanë për të ardhur ndonjëherë këtej, se asnjëherë nuk kanë qenë nëpër periferi, por unë jam njëkohësisht shumë i kënaqur që edhe atyre t’ju çojë fjalë nëpërmjet jush që lidh qendrën e Tiranës me periferinë më të largët u krye dhe tashmë e gjithë kjo zonë periferike është vetëm 3 minuta larg unazës dhe 5 minuta larg bulevardit “Zogu i Parë”.

Përfundimet e këtij segmenti të parashikuara në planin e investimeve për periudhën 2003-2004, në rrugët periferike janë kryer me fondet e buxhetit të shtetit. Vlera e këtij investimi shkon në rreth 170 milion lekë./tvklan.al

Gazetare – Elja Zotka