Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, reagoi në lidhje me vendimin e qeverisë për ndalimin e tregtimit të naftës D2.

Ky vendim ka hyrë në fuqi në datën 1 Janar të këtij viti dhe se duhet të tërhiqet nga ky vendim.

Edi Rama: “Kur flasim për interesa kombëtare flasim për rezervim dhe jo për shfrytëzim të burimeve të naftës dhe për këtë arsye të gjitha vendet synojnë një shfrytëzim sa më të kujdesshëm të tyre dhe sa më në funksion të interesit publik dhe të së ardhmes së njerëzve të vendit. Të gjithë ne jemi të vetëdijshëm se mushkëritë e shqiptarëve nuk mbrohen nga helmi i naftës D2 që vjen nga Evropa duke iu futur helmin e naftës D2 që prodhohet në vend.”

Këtë deklaratë Rama e bëri pas takimit që zhvilloi me përfaqësues të shoqatës së hidrokarbureve.

Vendimi nr.147 datë 21/03/2007 parashikon që nga data 1 Janar 2009 në Shqipëri të mos tregtohet më naftë e tipit D2 sepse kjo lloj nafte ndikon në ndotjen e mjedisit pasi ka përmbajtje të lartë squfuri./tvklan.al