Lajme Arkiva 2003

Duke parë ndryshimet e mëdha që pësoi Tirana brenda 3 viteve jam i bindur që qytetarët e saj do të na votojnë që vazhdojmë punën e nisur për rikonstruktimin e rrugëve për gjelbërimin e qytetit dhe për rehabilitimin rrënjësor të infrastrukturës së kryeqytetit.

Më këtë fjalë u është drejtuar Edi Rama elektoratit të tij në njësinë numër 3 gjatë mitingut të zhvilluar sot pasdite.

Edi Rama: Bashkia e Tiranës nuk ka bërë dhe nuk mund të bëjë politika të majta e të djathta. Sepse rrugët kanë nevojë të shtrohen dhe rrugët janë njësoj si për të majtët si për të djathtët. Se të moshuarit qofshin të majtë qoftë të djathtë kanë nevojë për vende ku të shplodhen. Kanë nevojë për një transport urban të denjë dhe komod.

Tirana sipas di Ramës nuk mund të ndërtohet me premtimet boshe që po bëjnë për të qeshur edhe peshqit e mbetur të liqenit artificial.

Edi Rama: Të premtosh gjithçka që premtohet ndërkohë që Bashkia e Tiranës nuk ka kompetenca ende për shumë nga ato gjëra është njësoj sikur të premtosh të bësh fëmijë me ndihmën e komshiut.

Gjatë paradites Edi Rama ka zhvilluar takime me banorët e njësisë bashkiake numër 3 ku kandidon për kryetar bashkie Ilir Kokona si dhe ka marrë pjesë në mbjelljen e disa pemëve të reja në rrugën “Bajram Curri”./tvklan.al