Gjatë rrugëtimit të tij në juglindje të vendit kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i shoqëruar nga deputetët Majko, Blushi dhe Dalipi janë ndalur në një takim në qytetin e Korçës.

Kreu i opozitës deklaroi se programi i ri i Partisë Socialiste do ta shpallë atë fituese në zgjedhjet e 2009-tës.

Edi Rama: “Gjithçka që së bashku të bëjmë të mundura gjëra që sot duken të pamundura dhe dua njëkohësisht t’ju siguroj se asgjë nuk është e pamundur në qoftë se do të jemi të gjithë bashkë”.

Pas Korçës Rama ka vijuar takimet me banorë të komunës Drenovë ku ka diskutuar rreth problematikave të bujqësisë dhe zhvillimit të fshatit.

Edi Rama: “Ne duhet të shohim tek njëri-tjetri jo socialistin dhe demokratin, por shqiptaren dhe shqiptarin, qytetarin dhe qytetaren, njeriun që njësoj si ne është në një hall të përbashkët. Fëmijët e dy palëve nuk kanë kushtet e nevojshme për t’u rritur dhe për t’u arsimuar ashtu si duhet. Të rejat dhe të rinj po njësoj vuajnë të njëjtën mungesë perspektive”.

Rama ka kërkuar nga banorët që të bëhen zëdhënës të fuqisë së ndryshimit që përcjell politika e re në mënyrë që t’i vihet fre emigracionit disavjeçar./tvklan.al

Gazetar: Drini Zeqo