Titujt kryesorë, 02 Shkurt ora 19:30

Prodhohet sot letërnjoftimi i parë biometrik

Ka nisur sot prodhimi i letërnjoftimeve të rinj biometrik dhe prej këtij momenti qendra e printimit të tyre do të mund të nxjerrë rreth 20 000 të tillë në ditë. Kryeministri Berisha e konsideron këtë hap si një sukses të jashtëzakonshëm.

Gjykata rrëzon sërish prokurorinë për rrugën Durrës–Kukës

Ministri i Jashtëm Basha fiton një tjetër betejë me prokurorinë. Gjykata e Apelit i konsideroi të paligjshme veprimet e prokurorisë pas skadimit të afateve hetimore për çështjen e rrugës Durrës-Kukës.

AKKP: Ja pronarët e tjerë që përfitojnë nga fondi 500 mln Lekë

Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Prones shpalli sot listën me 163 përfitues, të cilëve do t’iu ndahet fondi i kompensimit financiar i vitit 2008, prej 500 milionë Lekësh. Për këtë vit janë gati 600 mln Lekë.

Mjeshtrit italianë: Skena e TV Klan në standardet e RAI-t

“E Diela Shqiptare”, emisioni i të gjithë shqiptarëve ka nisur dje sezonin e ri të tij, me një imazh të ri që mban firmën e mjeshtrisë italiane. Ata thonë se kjo skenë është e standardeve moderne të televizioneve të RAI-t.

 “Taken”, sukses në SHBA për filmin me histori shqiptare

Filmi “Taken”, që ka në qendër të tij një bandë shqiptarësh të trafikut të qenieve njerëzore, arrin një rekord shikuesish në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u renditur në vendin e parë.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 02 Shkurt 2009, ora 19:30 – Spiker: Sonila Meço