Titujt kryesorë 04 Qershor 2010, ora 19:30

Trafiku, Tirana në prag katastrofe. Rama mbyll rrugë të tjera 

Tirana është në prag të një katastrofe sa i takon trafikut. Kryeqyteti është mberthyer sot sërish nga darët e një trafiku të rënduar, pasi bashkia mbylli disa akse të tjera. Ndërkohë, kryetari i PD së Tiranës i kërkon Ramës që të mos torturojë banorët e kryeqytetit.

Vizat, Basha: S’ka pengesa politike. Hiqen brenda këtij viti

Ministri Basha tha sot se Shqipëria nuk ka asnjë pengesë politike për heqjen e vizave, ndërsa kushtet teknike do të plotësohen në kohë nga qeveria shqiptare, për të mundësuar kështu që liberalizimi i vizave të ndodhe brenda këtij viti.

Më në fund Rama e kupton edhe vetë: Vizat u hoqën

Kryetari i PS e ka kuptuar edhe vetë se vizat do të hiqen dhe është tërhequr së fundmi nga deklaratat e tij se heqja e vizave ështeë e lidhur me ngërçin politik nq vend. Ai u shpreh sot për gazetarët se kushtet që duhet të plotësojë Shqipëria janë vetëm teknike.

Donatorët e BE: Mbështetje qeverisë shqiptare per reformat

Donatorët e huaj thanë sot se do të vazhdojnë mbështetjen ndaj qeverisë shqiptare për vijimin e reformave. Ata vlerësuan përmbushjen e detyrimeve të qeverisë për reformat ekonomike, të cilat po bëjnë të mundur heqjen e vizave dhe integrimin e shpejtë në BE.

Bangladesh, 109 të vdekur nga zjarri në një zonë të banuar

Të paktën 109 persona kanë gjetur vdekjen nga një zjarr masiv që përfshiu një zonë të populluar të kryeqytetit të Bangladeshit. Mes viktimave ka shumë fëmijë dhe gra. Shkak për rënien e zjarrit u bë shpërthimi i një transformatori.

“Akademia e Yjeve”, afrimi i finales shton emocionet e garës

“Akademia e Yjeve”, spektakli më i madh në vend i përzgjedhjes së talenteve të këngës dhe kërcimit po shkon drejt fazës së saj kulminante. Ndërkohe konkurrentët janë mbërthyer në ethet e forta që po shoqërojnë afrimin e finales.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 03 Qershor 2010, ora 19:30 – Spiker: Reis Çiço