Titujt kryesorë 13 Janar 2010, ora 19:30

Qeveria mblidhet në Shkodër, Berisha: Kompensim të gjitha dëmeve

Kryeministri Berisha mblodhi sot qeverinë në Shkodër dhe garantoi se do të dëmshpërblejë çdo dëm të shkaktuar nga përmbytjet. Ai tha se menaxhimi i mirë solli shmangien e viktimave dhe se situata po shkon drejt përmirësimit.

Doris Pack: PS po e përdor fatkeqësinë për interese private

Doris Pack vlerëson qeverinë shqiptare për menaxhimin e situatës në Shkodër dhe kritikon qëndrimin e socialistëve, duke thënë se po e përdorin këtë fatkeqësi për interesa të ngushta private. Ajo u bëri thirrje atyre të braktisin politikën personale të Edi Ramës.

Përmbytjet, Tv Klan ndjek operacionin e shpëtimit të një gruaje

Në aksionet për ardhjen në ndihmë të banorëve të përmbytur janë përfshirë edhe bluzat e bardha. Tv Klan sjell sot pamje të një operacioni për shpëtimin e jetës së një gruaje të izoluar.

Tërmeti shkatërron Haitin, qindra mijëra viktima

Një tërmet i rëndë ka shkatërruar Haitin duke lënë me qindra mijëra viktima. Vendi është shndërruar në një gërmadhë me ndërtesa të shkatërruara. Mijëra persona mendohet të jenë ende nën rrënoja.  

Klononin karta bankare në Shqipëri, në pranga 2 italianë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy shtetas italianë, të cilët akuzohen për klonim të kartave të kreditit. Përmes këtij mekanizmi ata kishin mundur të përfitonin shuma të mëdha parash.

Serie A, sezonin e ardhshëm ndeshjet në 4 ditë të javës

Serie A sezonin e ardhshëm do të zhvillojë takime në 4 ditë të javës, njësoj si në Angli, Spanjë apo Gjermani, kampionate të cilat transmetohen gjithashtu në paketën SuperSport.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 13 Janar 2010, ora 19:30 – Spikere: Sonila Meço