Titujt kryesorë 13 Qershor 2010, ora 19:30

Shpërthim në Sauk, dy të vdekur dhe tre të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm në një banesë në periferi të kryeqytetit ka shkaktuar dy të vdekur dhe tre të lënduar. Policia nuk ka ende një version zyrtar për ngjarjen, por ka dyshime të forta se bëhet fjalë për vendosjen e një eksplozivi.

Plazhi i Durrësit, rekord pushuesish në fundjavë

Fundjava shënon një numër rekord pushuesish në plazhin e Durrësit. Infrastruktura e përmirësuar ka bërë që kjo pjesë e bregdetit të mbipopullohet nga një numër i madh turistësh nga Kosova dhe Maqedonia.

Borxhet e Francës, Sarkozi nxjerr në shitje pronat shtetërore

Kryeministri francez Nikolas Sarkozi ka bërë publik vendimin e qeverisë së tij për të nxjerrë në shitje 1700 prona shtetërore. Sipas Ministrit të Financave, shitja do të ndihmojë në shlyerjen e borxheve dhe rritjen e investimeve

Afrika 2010, Sllovenia e Gana e nisin me fitore  

Sllovenia dhe Gana e kanë nisur me fitore aventurën e tyre në Botërorin e Afrikës. Ato kanë mundur respektivisht Algjerinë dhe Serbinë, ndërsa në mbrëmje Gjermania përballet me Australinë për Grupin D.

“Akademia e Yjeve”, garë dhe spektakël në çerekfinale

Ka mbërritur në çerekfinale spektakli “Akademia e Yjeve”. Mbrëmja ka dhuruar emocione dhe rivalitet mes konkurrentëve. Në finalen e madhe do të mungojë Dafina, e cila humbi në përballjen me Gureltin.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 13 Qershor 2010, ora 19:30 – Spikere: Sonila Meço