Titujt kryesorë 15 Nëntor 2009, ora 19 30

 Legalizimet, deri në Dhjetor gati 150 mjë tituj pronësie

Deri në Dhjetor ALUIZNI do të shpërndajë 150 mjë tituj pronësie, por qytetarët duhet më parë që të arkëtojnë detyrimet sipas ligjit për ndërtimet e kryera.

LSI propozon formulën që nxjerr deputetët nga greva

LSI thotë se greva e urisë, së deputetëve mbyllet vetëm nëse në piramidën e komisioneve zgjedhore vihen teknicienë ose përfaqesues të të gjitha parive parlamentare.

Kriza ekonomike, liderët e 20 vendeve takohen në SHBA

Kriza ekonomike mbledh në Washington liderët botëror të 20 vendeve. Ata po diskutojnë për një plan të përbashkët, për të përballuar pasojat e kësaj krize globale.

Nafta, ulet çmimi. Por sërisht abuzime në tregun vendas

Pas uljes së çmimit të naftës në bursën ndërkombëtare, grosistët shqiptarë ulin çmimin, por kjo konsiderohet akoma si e pamjaftueshme nga ekspertët.

“Njerëz të humbur”, pas 28 vjetësh bashkohet familja kosovare

Një familje kosovare ka zbuluar pas 28 vjetësh vendodhjen e djalit të saj, nderkohë që emision “Njerëz të humbur” jep shpresa për shumë persona të tjerë në kërkim.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 15 Nëntor 2009, ora 19 30 – Spiker: Fjoralba Mishaxhi