Titujt kryesorë 20 Qershor 2009, ora 19 30

Senati Amerikan, rezolutë për arritjet demokratike të Shqipërisë

Senati Amerikan, miraton një rezolutë përmes së cilës njeh arritjet demokratike të Shqipërisë. Në këtë dokument thuhet se interesi i Uashingtonit për Shqipërinë nuk mori fund me anëtarësimin e vendit në NATO.

Doris Pack: Shqipëria është në rrugë të mbarë drejt BE-së

Europarlamentarja Doris Pack, deklaroi sot në Pogradec se Shqipëria është në rrugë të mbarë për të përmbushur aspiratën e saj europiane dhe se ajo pret zgjedhje të qeta e demokratike në 28 Qershor.

Meta fton Nanon e Ramën për të bashkëpunuar për zgjedhjet

Kryetari i LSI i ka ftuar të gjithë aktorët politikë të së majtës në një tryezë bisedimi për të arritur një marrveshje, që sipas tij do ta çonte të majtën drejt fitores së zgjedhjeve të 28 Qershorit.

Pippo Baudo, kolosi i ekranit italian tek “E diela Shqiptare”

“E diela Shqiptare” emisioni i drejtuar nga Ardit Gjerbrea në Tv Klan, do të ketë një të ftuar special në takimin final të sezonit të tij të parë. Bëhet fjalë për Pippo Baudon, njërit prej kolosve të ekranit italian.

Elvis Tabaku, nënkampion bote në peshngritje

Peshngritësi shqiptarë Elvis Tabaku, është shpallur nënkampion bote në kampionatin botëror të peshngritjes, që po zhvillohet në Bukuresht të Rumanisë, duke marrë dy medalje argjendi dhe një bronxi.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 20 Qershor 2009, ora 19 30 – Spiker: Fjoralba Mishaxhi