Titujt kryesorë 20 Qershor 2010, ora 19:30

Rritja e pagave dhe pensioneve, kategoritë që përfitojnë

850 mijë qytetarë do të përfitojnë nga 1 Korriku rritjen deri në 10% të pagave dhe pensioneve. Në skemën e qeverisë përfshihen pensionistët, administrata shtetërore, si dhe grupe të tjera që trajtohen me asistencë dhe pensione të veçanta.

Korrupsioni, në pranga kancelari i gjykatës dhe një zyrtar

Korrupsioni ka vënë në pranga kancelarin e Gjykatës së Faktit në Korçë dhe një zyrtar të burgut të sigurisë së Lartë në Drenovë. Ata janë arrestuar nga agjentët e Krimit Ekonomik pas një hetimi disa javor dhe akuzës për shpërdorim të detyrës.

Italia rrezikon kualifikimin, merr barazimin e dytë në grup

Italia nuk ka shkuar më shumë se një barazim në ndeshjen e dytë në grup kundër Zelandës së Re. Për të njëjtin grup Paraguai ka mundur Sllovakinë. Ndërkohë që në mbrëmje Brazili zbret në fushë përballë Bregut të Fildisht.

“Akademia e Yjeve”, emocione dhe garë e fortë në gjysëmfinale

Nata gjysëmfinale e spektaklit “Akademia e Yjeve” ka dhuruar emocione dhe supriza pafund. Konkurrentët kanë dhënë maksimumin në interpretim, ndërsa nuk kanë munguar të ftuarit dhe numra specialë.

Debati për shamitë, analistët: Nuk preket imazhi i Kosovës

Merr përmasa edhe më të gjëra debati në Kosovë për ndalimin e shamive në shkolla dhe institucionet publike. Analistët mendojnë se protestat e besimtarëve myslimanë nuk prekin imazhin e vendit.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 20 Qershor 2010, ora 19:30 – Spikere: Daniela Kostandini