Titujt kryesorë 21 Mars 2009, ora 19 30

Përmbytjet, banorët ankohen për indiferencën e kreut të Bashkisë

Banorët e Tiranës akuzojnë kreun e bashkisë për indiferencën e treguar ndaj përmbytjeve që pësuan banesat dhe bizneset e tyre. Zëvendësminitri Pone thote se Tirana nuk pati mbremë kryetar bashkie.

Zgjedhjet, nënshkruhet marreveshja elektorale PD-PR

Demokratet nënshkruan sot marreveshjen e bashkëpunimit elektoral me aleatin e vet më të madh e të vjeter, republikanët. Berisha dhe Mediu thanë se kualicioni i djathtë në këto 4 vjet i dha udhë procesve integruese të vendit.

Maqedonia në heshtje zgjedhore. Votohet Presidenti dhe komunarët

1.7 milionë votues në Maqedoni do ti drejtohën nesër kutive të votimit për të zgjedhur kreun e ri të shtetit si dhe kryetarët e komunave. Atje ka filluar heshtja zgjedhore, ndërsa për vëzhgimin e votimeve janë instaluar një numër i madh monitoruesish.

Alarmi: Sëmundjet e zemrës, kërcenim terrorist për shëndetin

Çdo vit në vend diagnostikohen 100 persona me tumor në traktin tretës. Por kësaj statistikës së frikshme i shtohet edhe alarmi për sëmundjet e zemrës që sipas specialistëve janë kthyer në një kërcënim serioz për shëndetin tonë.

Gazetarët e “Njerëz të humbur” bashkojnë familjen Hamiti

Njerëz të Humbur ka bashkuar familjen Hamiti, e cila prej vitesh konsideronte të humbur vajzën 26 vjecare, Elonën, e cila falë këmbenguljes së gazetarëve të ketij emisioni u lidh me të afërmit e saj nga Gjermania ku ndodhej prej shumë vitesh.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 21 Mars 2009, ora 19 30 – Spikere: Fioralba Mishaxhi