Titujt kryesorë 28 Maj 2010, ora 19:30

Berisha: Heqja e vizave, shqiptarët fitojnë një dinjitet te ri

Kryeministri Berisha tha sot se me heqjen e vizave,  çdo shqiptar fiton një dinjitet të ri në Europë dhe se vendimi i Brukselit ka në themel vlerësimin e arritjeve të Shqipërisë. Vendimi përshëndetet edhe nga Ministri Basha e Kryeparlamentarja Topalli.

Kutitë, Rama: Të drejtën ma jep ligji edhe pse une s’e respektoj

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, deklaron se hapjen e kutive të votimit ia garanton ligji, ndonëse ka pranuar vetë publikisht se ai vetë nuk e respekton një prej ligjeve të Kodit Zgjedhor, të votuar edhe nga vetë opozita.

Eksperimenti i bashkisë me rrugët, sërish kaos në trafik

Eksperimenti i Bashkisë së Tiranës për të mbyllur pa paralajmërim disa nga rrugët kryesore që të çojnë në qendër irriton qytetarët dhe vazhdon të krijojë trafik në kryeqytet.

Talebanët sulmojnë dy xhami në Pakistan, 80 viktima

Të paktën 80 persona kanë humbur jetën në dy sulme të kryera nga talebanët në dy xhami në Pakistan. Sulmet e tyre nisën me marrjen peng të afro 2 mijë besimtarëve.

Europiani 2016, UEFA: Do të luhet në Francë

Komiteti Ekzekutiv i UEFA –s vendosi sot që Kampionati Europian i Futbollit për vitin 2016 të luhet në Francë. Në garë merrnin pjesë edhe Italia e Turqia, por Franca paraqiti kandidaturën më bindëse.

Famë, xhelozi dhe konflikte të forta në “Akademinë e Yjeve”

Komentet e bëra ne internet kanë ngjallur reagime dhe debate të forta në “Shtëpinë e Artit” mes konkurrentëve të “Akademisë së Yjeve”. Gjatë këtyre ditëve, banorët e famshëm të shtëpisë kanë shfaqur edhe shenja të forta xhelozie me njëri–tjetrin.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 28 Maj 2010, ora 19:30 – Spikere: Sonila Meço