Titujt kryesorë, 28 Mars ora 19:30

BE: Ballkani Perëndimor, gati për heqjen e vizave

Bashkimi Europian ka vendosur të heqë vizat me Maqedoninë e Malin e Zi në fund të këtij viti. Kryediplomati europian, Havier Solana deklaroi se BE do ecë përpara me integrimin e Ballkanit, pavarësisht krizës ekonomike.

Heqja e vizave, Fratini: Shqipëria i ka përmbushur kushtet

Ndërsa Ministri i Jashtëm italian Franko Fratini deklaroi në Samitin e Ministrave të Jashtëm të BE–së se Shqipëria i ka përmbushur kushtet e vëna nga europianët në procesin e liberalizimit të vizave.

Berisha: Do ulim taksat lokale të rritura nga bashkitë

Kryeministri Berisha u kërkoi edhe një herë bashkive të lenë abuzimet me taksat vendore dhe tha se parlamenti do të ndërhyjë brenda 10 ditësh për t’i ulur ato.   

Shqipëri–Hungari, ndizet atmosfera në kryeqytet

Pak orë para ndeshjes Shqipëri–Hungari, atmosfera në kryeqytet është ndezur nga mbërritja e mijëra tifozëve nga mbarë vendi e më gjerë. Kompanitë e basteve sot nxjerrin fituese Shqipërinë.

Ndryshon ora, nesër akrepat 1 orë përpara

Që nesër të gjithë do të zgjohemi një orë me herët, pasi akrepat e orës do të shkojnë 60 minuta përpara. Një gjë e tillë do të ndodhë njëkohësisht në të gjitha vendet e BE–së, në orën 2 pas mesnate.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 28 Mars 2009, ora 19:30 – Spikere: Fioralba Mishaxhi