Titujt kryesorë 28 Qershor 2010, ora 19:30

Kaosi në Tiranë, rritet 7 herë niveli i ndotjes

Kaosi i shkaktuar në Tiranë si pasojë e trafikut dhe ndërtimit pa kriter të disa rrugëve ka rritur me 7 herë nivelin e ndotjes, duke e bërë kryeqytetin shqiptar një ndër më të ndoturit në botë.

Taksat, PD: Biznesi i vogël, viktimë e Bashkisë së Tiranës

Mazhoranca akuzon Bashkinë e Tiranës se po vjedh biznesin e vogël, duke u vjelur më tepër taksat se ç’parashikohet në ligj, fakt ky që pranohet edhe nga vetë biznesmenët.

Përdhunohet barbarisht 9-vjeçarja, kapet autori

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kolonjën e Lushnjes. Një vajzë 9-vjeçare, e cila jetonte vetëm me dy gjyshërit e saj, është përdhunuar barbarisht nga një 42-vjeçar. Policia ka vënë në pranga autorin pas disa orë kërkimesh.

Holanda në çerekfinale, Brazili në provë me Kilin

Holanda bëhet skuadra e pestë që kualifikohet në fazën çerekfinale të Botërorit të Afrikës së Jugut. Tulipanët mundën në përballjen direkt Sllovakinë, me rezultatin 2 me 1. Në mbrëmje Brazili do të synojë kualifikimin përballë Kilit.

Kriza financiare, G20: Përgjysmim të defiçitit buxhetor deri në 2013

Udhëheqësit e 20 vendeve me ekonominë më të zhvilluar në botë bien dakord për të përgjysmuar defiçitet buxhetore të vendeve të tyre brenda vitit 2013, në përpjekje për të dalë nga kriza financiare aktuale.  

Plazhet e Himarës, të asfaltuara të gjitha rrugët drejt gjireve

Bregdeti i Himarës është rikthyer në një prej destinacioneve të preferuara për pushues të shumtë shqiptarë dhe të huaj, për shkak se të gjitha rrugët drejt gjireve janë të asfaltuara.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 28 Qershor 2010, ora 19:30 – Spikere: Sonila Meço