Vallznia feston kështu fitoren e Kupës së Shqipërisë pasi ka mundur në finale Tiranën 2-0. Trofeu i kupës i është dorëzuar skuadrës shkodrane nga presidenti i Republikës Bamir Topi, i cili ka qenë i pranishëm në stadiumin e qytetit të Elbasanit “Ruzhdi Bizhuta”.

Fati i ndeshjes është vendosur në pjesën e parë golat e Gilman Likës dhe Xhevahir Sukaj. Kjo është e 6 herë që Vllaznia fiton kupën e Shqipërisë, hera e fundit ishte në vitin 1987. Kupa e Shqipërisë është brofur i dytë që Vllaznia fiton nën drejtimin e trajnerit malazez Dervis Hadziosmanovic.

Në vitin 2002 Vllaznia fitoi kampionatin Shqiptar, tashmë kjo skuadër ka siguruar pjesëmarrjen në eliminatore të kupës UEFA, duke justifikuar kështu të gjithë sezonin e sivjetshëm./tvklan.al

Gazetar: Erion Todhe