Industria vendase ka njohur stanjacion ndërsa sektori i ndërtimit rrezikohet të njohë rënie për shkak të lejeve të pakta të ndërtimit. Në këtë përfundim arrin Banka e Shqipërisë dhe INSTAT-i bazuar në të dhënat e sektorëve kryesorë të ekonomisë për 6 muajt e parë të vitit.

Industria e lehtë ka njohur rënie ndërsa industria përpunuese dhe ushqimore kanë rritur lehtë prodhimin dhe shitjet e tyre gjatë kësaj periudhe. Transporti dhe telekomunikacioni kanë njohur rënie ndërkohë që pritet shtimi i investimeve në infrastrukturë gjatë muajve të ardhshmë, pasi janë rritur flukset e ngakrim-shkarkimeve në porte dhe në hekurudha.

Ndërtimi vazhdon të mbetet një ndër sektorët të ekonomisë, por rënia drastike e dhënies së lejeve të ndërtimit rrezikon dukshëm ecurinë e këtij sektori. Kështu, nëse gjatë fillimit të vitit të kaluar janë akorduar afro 1200 leje ndërtimi për ndërtesa dhe banesa në të gjithë vendin, gjatë këtij fillimviti janë akorduar vetëm 100 leje ndërtimi. Ekonomia, pavarsisht se mbetet në nivele stanjacioni, ka njohur rritje të dukshme të kreditimit nga banka të nivelit të dytë. Për 6 muajt e parë të vitit kreditimi është rritur me afro 25% në krahasim me një vit më parë. /tvklan.al