Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Komiteti i Zhvillimit të Turizmit, hap ekspozitë mbi gatimin shqiptar. Specialitet të krahinave të ndryshme, janë prezantuar nga 10 restorante dhe hotele të ngritura në Tiranë. Gatimi tradicional zë vendin më të madh në punën e përditshme të tyre.

Në këtë ekspozitë merrnin pjesë Presidenti Mejdani, Ministrja e Kulturës Esmeralda Uruçi, ku përveç se kanë përshëndetur ruajtjen e traditës, kanë shijuar diçka nga ky gatim. Ky vit tregoi se Shqipëria është një vend që synohet nga të huajt për turizmin. Krahas bregdetit bukurive natyrore dhe veçorive, Ata do të kërkojnë të shijojnë edhe kuzhinën tradicionale shqiptare./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti