“Nderim viktimave të komunizmit”, titullohet ekspozita që çelet në datë 20 shkurt në hollin e Muzeut Historik Kombëtar. Ekspozita është realizuar nga ministria e Kulturës në bashkëpunim me Arkivin Qendror të Shtetit, arkivin e ministrisë së Brendshme si dhe me shumë institucione të tjera, duke dëshmuar për terrorin e regjimit komunist në Shqipëri.

Ylli Pango: “I kalon përmasat e një ekspozite të zakonshme dhe i ka fillimet e saj po ta shikojmë si kronologji historike që në vitin ’44, kur filloi vrasja në masë e kundërshtarëve të regjimit të ardhshëm politik, deri në aktin e paprecedent të luftës kundër fesë, për të përfunduar pastaj në vitin ’90 me viktimat e fundit të komunizmit.”

Ekspozita do të dalë nga kornizat e të zakonshmes, duke synuar që përmes efeteve të dritës apo zërit, forma e saj ta përfshijë emocionalisht publikun./tvklan.al