Elbasani mori fitoren e parë në Abissnet Superiore dhe këtë e bëri duke mposhtur pastër Teutën me rezultatin 3-0.

Paraqitje e shkëlqyer nga verdheblutë, që bindin në këtë sezon të ri. Pas barazimit me Skënderbeun në javën e parë, Elbasani merr 3 pikët e para në kampionat dhe ngjitet në vendin e dytë.

Sa i përket ndeshjes, pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të skuadrës së Bordin. Në minutën e 30-të, Dros me një supergol nga jashtë zone, zhbllokoi sfidën.

Fraksioni i dytë i lojës nuk kishte shumë histori, me vendasit që ishin dominues në “Elbasan Arena”.

Në minutën e 48-të, Ardit Hila dyfishoi shifrat, ndërsa për të vulosur takimin në 3-0 mendoi Arsen Kasa, që shënoi në minutën e 77-të.

Në fund, festa ishte legjitime për Elbasanin, ndërsa Teuta në krahun tjetër pëson humbjen e parë për këtë sezon. /tvklan.al